Peleshi: Forcat e Armatosura vazhdojnë misionin si pjesë e KFOR në Kosovë

0
83

Kontingjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, u bashkuan në ceremoninë e dorëzimit të flamurit dhe vazhdimin e misionit si pjesë e KFOR, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ai e konsideroi këtë një akt simbolik që tregon solidaritetin dhe bashkëpunimin e forcave ushtarake në ruajtjen e paqes dhe sigurinë në rajonin e Kosovës.

Kontigjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, u bashkuan në ceremoninë e dorëzimit të flamurit dhe vazhdimin e misionit si pjesë e KFOR. 

Një akt simbolik që tregon solidaritetin dhe bashkëpunimin e forcave tona ushtarake dhe angazhimin maksimal për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajonin e Kosovës. Si vlerësim për përkushtimin dhe aftësitë e tyre, efektivët tanë u nderuan me medalje për kontributin dhe rolin e rëndësishëm në këtë mision.

Shkruaj nje koment