Peleshi ndërron mendje për helikopterët e zjarreve: Kemi marrë kredi për t’i blerë

0
142

Zjarret janë një problem i çdo viti për vendin, edhe për shkak të kapacitetit të mjeteve dhe llojit të tyre për të ndihmuar Emergjencat Civile në neutralizimin e vatrave të zjarrit.

Qeveria ka vendosur që të pajiset me dy mjete ajrore për shuarjen e zjarreve të cilat do të sigurohen përmes huasë që Shqipëria ka marrë nga Italia.

“U miratua projekt vendimi mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Italia është angazhuar për të mbështetur mbrojtjen civile në formë huaje 30 milion euro. U miratua sot me VKM. Dhe do të bëhet aktive. Kredia është për mbështetjen e mbrojtjes civile. Do ndërtohet një qendër e mbrojtjesh civile. Më pas në të gjitha prefekturat 12 prej tyre dhe do ndërtohen salla operacionale të lidhura në rrje

Tek 4 qendrat e mbrojtës civile, do ketë struktura të Kërkim Shpëtimit, do kemi edhe trajnimin e tyre. Do kenë të gjitha pajisjet për fatkeqësitë natyrore. Për Zjarrfikësit parashikohet të blihen automjete dhe pajisje. Pjesë e kredisë do të jenë edhe blerja e mjeteve ajrore për zjarret gjatë verës. Pra do shtojmë dy mjete ajrore që nuk i kemi pasur. Do ketë edhe një kamp trajnimi për zjarrfikësit. Ky kamp do jetë e pajisur me laboratorë të ndryshëm”, deklaroi Peleshi.

Mirëpo në qershor të këtij viti, Peleshi kishte tjetër mendim për blerjen e helikopterëve që ndihmojnë në shuarjen e zjarreve. Gjatë një raportimi për Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Peleshi u shpreh se nuk e sheh me leverdi për Shqipërinë blerjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here