
Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama, por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.
Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?
Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.
Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.
A e njihni Agron Nezën? Një person bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit tuaj, a kishit dëgjuar për të?
Allison Guerriero: Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria.
Allison Guerriero: Ne të dy kishim besim tek njëri-tjetri shumë, por nuk diskutonim gjëra për punën tonë në mënyrë të detajuar. Unë thjeshtë merrja informacionet bazike se ku ai do të shkonte dhe kë do të takonte, por nuk dija dhe nuk më thoshte që kishte gjëra të paligjshme në këto aktivitete.
Nuk ju kishte lindur ndonjë dyshim?
Allison Guerriero: Jo sepse unë e besoja shumë atë.
Si ishte momenti kur vendosët të dërgonit emailin? Pse e bëtë?
Allison Guerriero: E kisha shumë mik William F. Sweeney, ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoi dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë.
A jeni penduar që e keni dërguar Emalin dhe ke denoncuar McGonigal?
Allison Guerriero: Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë email.
Çfarë përgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigal? Çfarë ndodhi pas atij emali?
Allison Guerriero: Asgjë nuk ndodhi, ai më injoroi. Dhe nuk besoj që ky hetim është nxitur nga ai email. Besoj që hetimi për McGonigal ka nisur dy vite më pas, pra nuk kam qenë unë burimi i asnjë informacioni që ishte bazë për të nisur një hetim. Asgjë nuk erdhi nga ai email.