Për Halitin dhe të rinjtë e tjerë !

0
155

Protesta e djeshme e opozitës shqiptare, është shoqëruar me nervozizëm nga autoritetet të cilat kanë nxituar të kryejnë edhe “procedurat ligjore” ndaj “shkelësve” të Kushtetutës të cilët protestonin paqësisht në një tubim model ku nuk munguan aktet dhunuese prej policisë ndaj protestuesve.

Halit Valteri kryetar i FRPD së Njësisë nr 7 në kryeqytet, është ndaluar sot nga policia si pjesmarrës aktiv në protestën e djeshme. Menjëherë pas lirimit të tij nga komisariati, Roland Bejko i dedikoi Halitit dhe gjithë të rinjëve në faqen e tij në FCB, statusin e mëposhtëm.

 

Forca Halit !

Jeni në proçes rritjeje.
Ushtari nuk bëhet dot luftëtar nëse nuk ndjen erën e gjakut në duart e tij. Nuk bëhet dot hero po nuk mori kështjellën e armikut. Dhe, duhet të vritet që ti këndohet këngë e të bëhet i pavdekshëm !

Ti, që nga sot e tutje nuk je më një ushtar, je një luftëtar !

Është më mirë kur rritja bëhet duke çukitur në lëndinat me strall të politikës së egër sesa të rriteni të brishtë si zogj inkubatori në zyrat e politikës

Këta të fundit as “të dashurave” nuk u lipsen

Brezi juaj ka nevojë për frymëzim. Juve nuk i’u frymëzojnë llafazanët, por AKTET !

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here