
Monedha evropiane ka vijuar rënien e ndjeshme në kursin e këmbimit valuator.
E diktuar edhe nga festat e fundvitit dhe ardhja e emigrantëve, Euro ka pësuar një rënie të ndjeshme këtë të mërkurë, ku sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ka rënë në nivelin e 112.83 lekëve.
Nga fillimi i muajit dhjetor kursi i këmbimit Euor-Lek ka rënë me afro 3.45%, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 rënia ka arritur në 6.44%.
Tendenca e rënies së Euros është sezonale, pasi me ardhjen e festive apo dyndjen e emigrantëve monedha evropiane, pëson luhatje dhe rënie të ndjeshme në raport me Lekun