Për interesat e veta, edhe Djalli mund ta citojë Biblën

0
54

Pas takimit me presidentin turk Erdogan, Rama mbajti një konferencë me investitorët në Turqi, ku iu kërkoi ndihmë për të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Ashtu sikurse e ka “zakon” të përdorë çdo lloj mjeti dhe situate në favorin dhe interesin e tij, Rama iu drejtua donatorëve turq, duke cituar librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin dhe duke përmendur Allahun.
Rama u shpreh:
Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes.”
Mirëpo, kjo lloj sjellje e ‘stisur’ e Ramës nuk ka kaluar pa u vënë re nga besimtarët myslimanë, të cilët i kujtuan kryeministrit se si është sjellë pak muaj më parë me ta në mes të Tiranës, gjatë faljes së namazit të Bajramit.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka postuar mesazhin e një besimtari mysliman në profilin e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Ky eshte mesazhi i besimtarit musliman per Edvin Mafine: Pershendetje dr,ky shkon në Stamboll dhe reciton fjalët e Kuranit, por harron se është po i njëjti sharlantan që dje shkelte me këpucë plot arrogancë mbi sexhdet e Muslimanëve mu në mes të Tiranës!
Jo më kot thonë: Për interesat e veta, edhe Djalli mund ta citojë Biblën.

Shkruaj nje koment