Përcillet në banesën e fundit familja Gushi

Anëtarët e familjes Gushi të cilën humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik, sot janë përcjellë për në banesën e fundit. Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi, Anastasia Gushi 14 vjeç dhe Eva Gushi 9 vjeç do të përcillen për në banesën e fundit në Patos. Ceremonia e varrimit është mbajtur në orën 10, ndërsa shumë familjarë të tyre kanë udhëtuar nga Greqia pas lajmit të kobshëm.

Tre djemtë që udhëtonin tek Audi A8 janë jashtë rrezikut për jetën. Siç u mësua edhe dje, familja kishte ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, pasi prej dy vitesh nuk kishin mundur dot për shkak të pandemisë. Ata prej disa vitesh kishin lëvizur nga Patosi, për një jetë më të mirë drejt shtetit helen, ndërkohë që një aksident i rëndë u mori jetën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment