Përcillet në banesën e fundit Mustafa Hysi

0
358

Ish-trajneri, lojtari dhe njëkohësisht administratori i AF Luftëtari, Mustafa Hysi, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak është përcjellë sot në banesën e fundit.
Hysi ishte simbol i klubit Luftëtari në vitet ’80.
Gjithashtu Mustafai ka trajnuar për shumë sezone skuadrën gjirokastrite, si në Kategorinë Superiore, edhe në Kategorinë e Parë, nga ku e ka shpallur dhe kampion. Në pallatin e sportit të Gjirokastrës janë mbajtur homazhet e rastit ku familjarë, miq e kolegë i kanë dhënë lamtumirën legjendës gjirokastrite. Hito Hitaj ish trajner dhe Artur Angoni ish futbollist i luftëtarit thonë se me ikjen e Mustafait ka ikur dhe një vlerë e sportit gjirokastrit . Ai do i mungojë jo vetëm familjarëve por gjithë sportdashësve dhe kush pati mundësinë ta njihte nga afër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here