Përdhunuan 23-vjeçaren, pranga 2 të rinjve në Fier

0
144

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pas një kallëzimi nga një 23-vjeçare se këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri më datën 5 maj.
Një prej tyre është dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të një prokurori.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasit M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri” , thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve M. G. dhe O. A., si autorë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here