Përdori 100 euro false, arrestohet 28 vjecarja

0
324

Arrestohet në flagrancë një shtetase pasi tentoi të blente karburant me një kartmonedhë 100 euro. Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Gjirokastër, kanë arrestuar Arjola Shytin 28 vjeçe nga Korça pasi një natë më parë, rreth orës 22:30 në qytetin e Tepelenës, në një prej pikave të furnizimit me karburant, ajo ka përdorur kartmonedhën euro të falsifikuar, kundrejt mbushjes së serbatorit me lëndë djegëse. Sapo është paraqitur 28 vjecarja me automjetin e saj tip Mercedez-Benz me targa TR5271K, kërkoi furnizim me karburant dhe më pas, ka paraqitur kartmonedhën me prerje 100 euro, punëtorit të pikës. Ky i fundit me inicialet S.M. pasi e ka marrë kartmonedhën në dorëzim, ka vërtetuar më pas se ajo ka qenë e falsifikuar dhe për pasojë lajmëroi Policinë e Tepelenës. Pas disa minutash, 27 vjecarja nga Korca, u prangos. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua kartmonedha false, telefoni celular dhe automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here