Përfaqësimi i denjë i Gjirokastrës në “Ahengun Shkodran”

0
182

Aktiviteti kulturor “Ahengu Shkodran” ka celur siparin ditën e djeshme në qytetin verior ku do të zgjasë tri ditë me pjesëmarrjen e artistëve të njohur, por dhe të rinj. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore .

Mes shumë pjesmarësve si Orkestra Frymore e Shkodrës, grupi i burrave “Burimi” Ulqin, qarku i Gjirokastrës përfaqësohet nga sazet e Këlcyrës dhe grupi i vajzave të Dropullit me vallen tradicionale ku gjatë performancës së mbrëmjes së djeshme grupet kanë rrëmbyer shumë duartrokitje duke përfaqësuar denjësisht qarkun tonë. Shqipëria ka nisur të kremtojë Ditët Europiane të Trashëgimisë Kulturore prej vitit 1998. Nga 24 deri 29 Shtator janë ditë të hapura, që shoqëria duhet të kujtojë e tu kthehet vlerave të trashëgimisë kulturore, që vijnë si trashëgimi nga shekujt e nga brezat. Trashëgimi që sot gjendet në muzeume, por edhe në monumente kulturore, site arkeologjike, objekte kulti, artizanale, krijimtari shpirtërore, zakone, doke, rite etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here