Ka përfunduar në orë 16:00 afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat për Presidentin e ri. Në Kryesinë e Kuvendin nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë, çka bën që të digjet edhe raundi i parë i votimit i caktuar nga maxhoranca nesër në orën 17:00.
Ndërsa po nesër do të mblidhet edhe Komisioni i Ligjeve në orë 10:00, për të shqyrtuar kandidaturat e dorëzuara, megjithëse nuk pati të tilla.
Mbledhja e 10 majit mes maxhorancës dhe disa deputetëve demokratë nuk gjeti konsensus në përcaktimin e raundit të parë të votimit dhe afatit të fundit për dorëzimin e kandidaturave. PS miratoi e vetme raundin dhe afatin e kandidaturave, pa marrë mbështetjen e disa prej deputetëve të pranishëm të PD.
Të premten, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, zhvilloi një takim me Mesila Dodën, Shpëtim Idrizin, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.