Përfundon faza e parë e aksionit kundër ndërtimeve pa leje, Çuçi bën bilancin: Mbi 130 objekte të shembura , gjoba të majme qytetarëve

0
155

Mbi 130 objekte janë shembur në kuadër të aksionit kundër ndërtimeve pa leje nga Velipoja në Ksamil. Shifrat i ka nxjerrë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili shton se përveç ndërtesave të shembura, edhe 86 subjekteve të tjera i është vendosur gjobë rreth 132 milionë lekë.

Ai shton se ka përfunduar faza e parë e operacionit “Bregdeti Ynë”.

“Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here