Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, zbardhen porositë

0
58

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar e cila kishte në fokus sigurinë kibernetike dhe masat e marra për të garantuar mbrojtjen kibernetike në vend.

Takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse analizoi situatën aktuale dhe impaktin e masave të marra nga qeveria për mbrojtjen kibernetike.

Nga raportimet e institucioneve dhe diskutimet e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar konstatohet se përgjatë një viti është bërë progres në forcimin e kapaciteteve dhe mbrotjes kibernetike në vend.

Institucionet AKSHI dhe AKCESK do të vijojnë bashkëpunim me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n, si dhe vende të tjera partnere dhe aleate për forcimin e mbrotjes kibernetike

Shkruaj nje koment