Përfundon mbrojtja e të pandehurve për inceneratorin e Fierit, GJKKO vendos më 25 shtator

0
30

Ka përfunduar mbrojtja e të pandehurve lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit, GJKKO do të vendosë më 25 shtator në orën 10:00 për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehur të tjerë.

SPAK ka kërkuar 10 vite 

burg për Lefter Kokën, i cili me gjykim të shkurtuar dënohet me 6.8 vite burg. Ndërsa për Alqi Bllakon, SPAK ka kërkuar 7 vite burg që me gjykim të shkurtuar konvertohen në 4 vite e 8 muaj.

Në seancën e 6 shtatorit ish-ministri Koka deklaroi se është i pafajshëm lidhur me akuzat për inceneratorin e Fierit.

Shkruaj nje koment