Përfundon ndeshja Luftëtari-Kukësi me rezultatin 0-0

0
149

Ndeshja e sotme Luftëtari-Kukësi ka përfunduar me rezultatin 0-0. Verilindorët provuan disa herë të shënonin por ka qenë e pamundur ,nga ana tjetër edhe bluzinjtë kanë bërë lojë. Kulmi erdhi në minutën e 36 kur Luftëtari arriti të gjente rrugën e rrjetës me anë të Çelës.
Një gol në pamje të parë i rregullt, megjithatë gjyqtarët e sfidës nuk menduan kështu. Fillimisht, anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, ndërsa më pas kryesori Bastari akordoi faull në dëm të Obanor. Vendime të pajustifikueshme çka sollën protestën e vendasve, por arbitri përfundimisht e anuloi golin. Në këtë mënyrë u mbyllën 45 minutat e para. Ndërkohë, fraksioni i dytë i lojës ishte me një ritëm tejet të lartë dhe të dyja skuadrat patën raste të arta për të kaluar në epërsi.
Momenti më i mirë ishte për Et’hemin i cili goditi nga jashtë zone teksa sfera u ndal në tranversë. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0. Kukësi ndalet teksa mbetet në krye të Superiores, ndërsa nga ana tjetër gjirokastritët marrin një pikë .


Formacioni i Luftëtarit: Qyrani, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Qato, Puci, Lika, Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli
Formacioni i Kukësit: Xhika, Lulaj, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.
Trajner: Shpëtim Duro
Luftëtari-Kukësi 0-0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here