Përfundon para fushate/ Përfaqësuesi turk: Spitali në Fier do të kushtojë 60-70 milion euro

0
143

Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milion euro. Kështu deklaroi përfaqësuesi turk i projektit i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali.
Në Mbrostar ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, përfaqësuesi turk bëri me dije se në kulmin e saj do të jetë 100-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.
Pjesë nga biseda:
Përfaqësuesi turk: Ne morëm urdhër nga presidenti ynë javën e kaluar gjatë vizitës së kryeministrit. Duhet të dorëzojmë spitalin për 3 muaj , ka një bast të madh dhe një sfidë të madhe. Faleminderit për mbështetjen. Ne do të bëjmë më të mirën. Do të fillojmë punë që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat.
Edi Rama: Sa njerëz parashikohen që të vijnë të punojnë këtu?
Përfaqësuesi turk: Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here