Përfundon sondazhi, Golemi “fiton” me vota nga administrata, Malo vota nga gjithkush

0
171

Përfundon sondazhi një javor që testoi votuesit socialistë për orjentimin dhe pëlqyeshmërinë mes dy emrave Artemisa Malo me funksion zv ministre e jashtme dhe Flamur Golemin deputet i Qarkut të Gjirokastrës për kryetar bashkie të Gjirokastrës.

Në përfundim të këtij sondazhi, më i pëlqyeri mes socialistëve rezultoi të ishte Flamur Golemi me 54% ose 886 vota kundrejt 46% ose 769 të zonjës Malo.

Nëse do t’i referohemi ndikimit në elektorat, më i humburi në këtë sondazh rezultoi Flamur Golemi pasi 53% të pëlqyeshmërisë nga socialistët me të drejtë vote virtuale, janë shumë pak kur dihet që Golemi është deputet prej 2 vitesh dhe se ndikimi që ka në elektorat është dhjetëfish më shumë sesa Artemisa Malo që nuk ka asgjë dhe nuk ka ndikuar në asnjë vendimmarrje për të punësuar socialistët gjirokastritë.

Madje Malo ka qenë e pafuqishme për të ndikuar tek qeveria për punësimin e mbështetësve të vet jo të paktë në numër, të cilët i besuan votën në qershorin e 2017 duke qenë e pesta në listën e kandidatëve.

Flamur Golemin në pjesën më dërmuese, e kanë votuar punonjësit e administratës përfshirë gati 60% e drejtorëve të cilët me urdhër përmes sms orjentonin votën virtuale në favor të tij.

Ndërsa votat e Artemisa Malos ishin të njerëzve kryesisht pa parti elektorati gri apo dhe ata të zhgënjyer nga premtimet boshe të Rilindjes së Cucit, Kumbarxhies dhe Golemit.

Gjithësesi, exit-poll-i vërtetoi se Flamur Golemi nuk ka mbështetje të thellë në elektoratin e majtë të PS por vetëm 54% të tij cka është një këmbanë alarmi ndërsa për Arteisa Malon, është një rezultat dukshëm i pastër pa ndikime dhe orjentime.

Shkruaj nje koment