Përgatituni, tre ditë gjirokastritët me energji të kufizuar, OSHEE Rajoni Gjirokastër jep oraret e ndërprerjes për abonentët

0
182

OSHEE Rajoni Gjirokaster informon per kryerjen e remonteve ne linjat e percjelljes se rrymes elektrike cka do te reflektoje ne mungesen e korrentit per abonentet e saj.

Stakimi i energjise elektrike do te startoje diten e neserme dhe perfundon te premten. Sipas informacioneve nga OSHEE Rajoni Gjirokaster mungesa e rrymes elektrike ne orare te percaktuara kryehet per shkak te remontit në çelat 6 dhe 10kV të Nenstacionit Gjirokastra 1, ku do të stakohet energjia pjesërisht në zonat dhe oraret si më poshtë‪:‬

Me date ‪4 shtator prej ores 08:00-16:00 pa rryme elektrike do te ngelen lagjia Kordhoce, Lazarat, Qytet Gjirokastër pjesërisht, Topullaraj, fshatrat Valare, Karjan, Kakoz, Kellez, Gjat, Erind, Nokovë, Mingul, Qestorat, Dhoksat, zona e Viroit, fshatrat Mashkullore, Çepune, Zenelaj, Plesat, Prongji, Kardhiq, Fushbardhë, Zhulat, Kaparjel, Golem, Kolonje, Picar, Shtepez, Subash, Hundekuq, Terbuq dhe Labovë

Ndersa te enjten me 5 shtator prej ores ‪08:00-16:00‬ do te ngelen pa rryme elektrike Rrethi Gjirokastër, Topullaraj, fshatrat Valare, Karjan, Kakoz, Kellez, Gjat, Erind, Nokove, Mingul, Qestorat dhe Dhoksat. Dhe te premten si dita e fundit e remontit do te ngelen pa rryme elektrike prej ores ‪08:00‬-‪16:00 pjeserisht qyteti i Gjirokastrës.

Drejtori i OSHEE Rajoni Gjirokaster permes Jugunews.net ka kerkuar mirekuptimin e abonenteve por e quan te domosdoshem nderhyrjen pasi sherben ne permiresimin e furnizimit me energji elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here