Përgjaken rrugët në vend! Gjashtë viktima nga aksidentet brenda 24 orëve

0
151

Në mesditë, një betoniere përplasi në një nga rrugët e Durrësit 71-vjeçarin Neshit Lufta, i cili po lëvizte në rrugë me biçikletë. Aksidenti ndodhi pak metra larg spitalit rajonal, por përplasja ka qenë fatale dhe i aksidentuari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e betonierës, 58-vjeçarin Petrit Pasha nga Durrësi. Një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen u regjistrua në vendin e quajtur Përroi i Rikajt, pranë varrezave në qytetin e Kavajës, ku një 30-vjeçare humbi kontrollin mbi automjetin tip “Volksvagen Golf” që drejtonte dhe përfundoi në kanal.ADVERTISING

Ndërkohë në Korçë, një aksident ka ndodhur në aksin Kor¢ë – Pogradec afërsi të fshatit Lumalas. Mjeti përplasi një këmbësor rreth të 50-tave që po kalonte ne anë të rrugës. I plagosuri humbi jetën rrugës për në spitalin e Korçës ndërsa autori i aksidentit u largua nga vendngjarja.Ndërkohë një aksident tjetër ndodhi në Shëngjin, ku një vajzë e mitur afgane u përplas nga një automjet duke ecur në rrugë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu u largua nga vendngjarja. Gjithashtu në Fier në lagjen “Sheq i Madh”, një automjet goditi një 60-vjeçar që po ecte me biçikletë. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më parë, tre të rinj mbetën viktima të një aksidenti në mbikalimin e Saukut.

Mjeti ‘Audi’ që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj hyn në rrethrrotullim me shpejtësi mbi 200 km në orë për pak sa godet një mjet tjetër në rrethrrotullim e më pas thyen barrierat anësore dhe bie mbi një automjet që po kalonte në autostradë. Përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçaren Sikela Përroi dhe për 22-vjeçaren Erisilda Abedinin. Pak orë më vonë në spital ndërroi jetë dhe 20 vjeçari të cilin ia mori jetën pasioni I tij për shpejtësinë.

Vdekjet nga aksidentet vazhdojnë të rriten, ndërsa çdo vit në rrugë humbin jetën dhjetëra persona për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Shumica e shkeljeve ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të automjeteve, por në rritje, sipas ekspertëve rrugorë, janë dhe shkeljet nga ana e këmbësorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here