Përjashtimi i Berishës / Bejko: Amerika nuk ngre akuza pa pasur fakte

Lidhur me akuzat e ngritura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së z. Roland Bejko nga studio e Arnautistan në MCN TV deklaroi se për ta gjykuar një njeri duhet të kesh prova, por sipas tij Amerika është Amerikë dhe nuk duhet harruar që ‘ne jetojmë në një vend të korruptuar dhe në kohën e tij sigurisht që ka pas vend për korrupsion”.

Gjithashtu ai theksoi se çdo njeri ka një cikël në politikë dhe sipas tij Berisha duhet të ishte larguar në mënyrë të paqtë dhe jo kështu duke i krijuar kosto PD.

Duhet të kesh provën për ta gjykuar një person. Unë punova 2 vjet me Berishën. Ai ka qenë shumë punëtor, kërkues, komuikues i qartë në objektivat e veta dhe armik i korrupsionit të paktën në ato dy vite, por kur ndodhi Gërdeci kuptova se diçka nuk shkonte, po ashtu edhe kur realizoi koalicionin me LSI. Por mendoj se në 30 vjet qeverisja e Berishës sidomos mandate i parë ka qenë më i mirë i mundshëm.

Përderisa jetojmë në një vend të korruptuar se dhe në kohën e tij ka pas ved për korrupsion, dihet që Amerika kur bën një akuzë të tillë ata nuk janë pa prova dhe fakte. Ka një cikël politik, e kam dashur dhe dua Doktorin por duhet të kishte ikur në mënyrë të paqme dhe Amerika është Amerikë. Ai nuk ikën se vullneti për pushtet është mbi pushtetet. Doja të ikte në mënyrtë të paqme dhe tani po i krijon kosto Partisë Demokratike.

SHBA ehste lodhur me zotin Berisha. I dhanë dhe një shans tjetër pas 99, por pjesa e padukshme e politikës eshte se u negociua pushteti, përmes një sistemi zgjedhor që do favorizonte opozitën duke nxjerrë PD fituese. Berisha nuk prodhon dot më ide, i vetmi propozim që ka bërë Berisha për të mundur Ramën ka qenë revolucioni.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment