Përjashtimi i deputetëve të PD, Rama: E kthyen Parlamentin në mejhane burrash të dehur

1
122

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përjashtimet e deputetëve të PD nga Kuvendi, për të cilët tha që është një masë që e meritojnë.

I ftuar në Opinion, Rama shtoi se “Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp.”

Pjesë nga intervista

“Unë nuk përjashtoj deputet se nuk jam kryetar i Parlamenti apo i komisionit përkatës, mashzoranca nuk  përjashton njerëz. Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp. Dhe ushtrojnë forcë për punimet e Kuvendit.

Parlamenti është vendi ku ka të drejtë fjale gjithsecili dhe askush nuk ka të drejtë të pengojë tjetrin. Për të bërë një votim shkarkim të kryetares së Kuvendit, nuk marrin pjesë në votim. Parlamenti nuk është në funksion në atë që thonë për në funksion të një lufte të brendshme të tyre.

Unë jam kryeministri që kam qenë në Parlament më shumë nga kryeministrat e tjerë dhe pa dashje jam përfshirë edhe në situata që nuk jam krenar. Unë nuk kam refuzuar për të shkuar në mocionin me debat, unë do të shkoj se e shikoj të arsyeshme që të komunikoj me zgjedhësit. Mua nuk më çon njeri me forcë”.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here