“Përjashtohesh nga pensioni nëse nuk ke qëndruar 40 vite në Greqi”/ Protesta në Greqi, paralizohet transporti publik

0
145

Grevë e përgjithshme sot në Greqi. Paralizohet krejtësisht transporti publik në Athinë, linjat e trenit ndërsa anijet janë të bllokuara në porte.

Protesta të shumta nga sindikatat e punëtorëve të sektorëve të ndryshëm, përfshi nëpunësit bashkiak dhe gazetarët, në Athinë, Selanik e qendra të mëdha të vendit.

Sindikatat reagojnë kundër reformave në skemat pensionale të projektligjit të ri për sigurimet shoqërore, të ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Janis Vruçis.

Përveç dispozitave të tjera, në projektligj parashikohet dhe përjashtim nga pensioni shtetëror nëse nuk plotëson 40 vite i ligjshëm në Greqi, duke zvogëluar shumën mujore për emigrantët shqiptarë dhe minoritarët, pavarësisht se plotësojnë kontributet e viteve të kërkuara të punës dhe moshën për pension.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here