Përkujtimi/ Homazh – protestë në ish kampin e Vloçishtit! Nuk harrojmë!

0
151

Nga Ervin Salianji/

Nder i veçantë që bashkë me shoqatën antikomuniste të përndjekurve politikë dhe kryetarin e saj Nebil Çika organizuam homazh/protestë në ish kampin e Vloçishtit! Nuk harrojmë!

Kampi i Vlocishtit i ngritur ne 1946 për tharjen e Kënetës së Maliqit detyroi 2000 të burgosur politikë të bënin punë skllavëruese të detyruar. Ky kamp pune detyroi qindra intelektualë të kohës të punojnë në kushte të vështira pune dhe shumë prej tyre humbën jetën. Ende sot nuk e dimë se sa vetë humbën jetën.

Kampi i Vlocishtit ishte ndër të parët në ish Evropën Lindore ndaj sot meriton që të kujtohet. Shqiperia ka pasur afërsisht 100 kampe dhe burgje përgjatë gjysëm shekulli komunizëm dhe sot nuk kemi asnjë vend të ruajtur dhe muze.

Këtu në këtë kamp, humbën jetën dhjetera ish të burgosur dhe eshtrat e tyre ende nuk janë gjetur, mes tyre intelektuale si At Josif Papamihali, hoxha Qazim Melçani, Tefik Hoxha, Riza Qako, Sulejman Vuciterni etj. Këtu punuan edhe Mitrush Kuteli dhe Ejell Coba.

Vlen të përmendim edhe gjyqin e fabrikuar për “sabotatoret e tharjes së kenetës”. Për herë të parë, në vitin 1946, diktatura filmoi ekzekutimin e disa inxhinjereve të talentuar vetëm sepse diktatori kërkonte të përhapte terror. U vranë para kamerave të pafajshmit Zyrika Mano, e cila ishte shtatzanë, Vasil Mano, Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri.

Fatkeqësisht kënata u tha prej punës së detytuar dhe trajtimit kriminal të elitës shqiptare. Ndaj sot kemi detyrim jo vetëm të kujtojmë çka ndodhur, por të dënojmë krimet e komunizmit dhe tregojmë të vertetën për brezin e ri.

Do kërkoj që një memorial të vendoset këtu në nderim te viktimave dhe intelektualeve qe u detyruan të punojnë në kushte çnjerezore. Gjithashtu, do do kërkojmë që të nise sa më parë procesi i gjetjes së eshtrave të të humburve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here