Përkujtohet 140 vjetori i Kuvendit të Gjirokastrës

0
221

Është përkujtuar sot 140 vjetori i Kuvendit të Gjirokastrës në zonën muzeale. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë drejtues të institucioneve kryesore të qarkut , si kryebashkiaku Flamur Golemi, kryetarja e Këshillit të Qarkut Lindita Rova e Prefekti Astrit Aliaj. Në fjalën e tyre ata kanë theksuar rëndësinë e përkujtimit të këtyre datave që kanë peshë në historinë e vendit tonë dhe se duhet të flitet sa më shumë për to për tu njohur nga brezi i ri.
Kuvendi i Gjirokastrës ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit shqiptar në luftën kundër pushtimit osman dhe krijimin e shtetit autonom shqiptar.
Konsolidimi i katër vilajeteve të rëndësishme shqiptare dhe krijimi i një shteti të unifikuar brenda shtetit osman ishte lëvizja më e zgjuar për të ruajtur kufijtë e territorit shqiptar.
Kuvendi i Gjirokastër ka vlera të jashtëzakonshme në përpjekjet e popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe sigurimi i automomisë .


Shkruaj nje koment