Perkujtohet 200 vjetori i vdekjes se Ali Pashe Tepelenes

0
14

Tepelena ka kujtuar sot 200 vjetorin e vdekjes se Ali Pashe Tepelenes. Ne nder te tij eshte mbajtur sot ne Tepelene nje simpozium me kumtesa mbi jeten dhe veprimtarin e tij si nje figure simbol i ketij qyteti. Specialistja e muzeut Klejda Gabaj solli ne vemendje biografine e Ali Pashes ndersa historiani Nekim Licaj u fokusua tek pashalleku i Janines.

Me 1822 forcat e Ali Pashe Tepelenes u ndodhen vetem perballe ushtrive osmane që u derguan kunder Pashallekut te Janines. Ali Pashe Tepelena i beri balle rrethimit per nje vit e gjysme. I braktisur edhe nga te bijte dhe sundimtare te tjere krahinore, Ali Pashë Tepelena beri nje qendrese kembengulese, deri sa ne nje ishull te Liqenit te Janines, u vra ne menyre te pabese.

Shkruaj nje koment