Përkujtohet 69 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Zhapokikës

0
195

Përkujtohet kryengritja antikomuniste e Zhapokikës. Ka qenë Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë si dhe Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, organizatorë të ceremonisë përkujtimore në fshatin Zhapokikë të Tepelenës.
Përvec organizatorëve të kësaj përkujtimoreje si Nebil Cika e Agron Tufa, merrnin pjesë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Enkelejd Alibeaj e Luan Baçi, si dhe familjarë të luftëtarëve të lirisë, ish të përndjekur politikë antikomunistë etj.
Në këtë ceremoni përshëndetën kreu i ISKPK AgronTufa , deputeti i përndjekur politik Enkelejd Alibeaj dhe kreu i SHAKPPSH Nebil Cika.
Në fjalën e tyre, ata vlerësuan këtë kryengritje kundër komunistëve me rëndësi të veçantë historike e politike e cila është lënë jo pa qëllim jashtë teksteve të historiografisë komuniste e post komuniste.
Zhapokika bashkë me Kelmendin dhe Postribën, janë tre lëvizjet kryesore antikomuniste që dëshmojnë faktin se shqiptarët pa dallime krahinore rezistuan ndaj komunizmit duke sakrifikuar edhe jetën e tyre.
Lëvizja e armatosur e Zhapokikës në shtator-tetor 1948, ishte një kryengritje si reagim antikomunist i banorëve të zonës ndaj pakënaqësisë së qeverisjes komuniste dhe përpjekja e qartë kundër rregjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here