Eshtë përkujtuar sot, 72 vjetori i clirimit të rrethit të Gjirokastrës nga pushtuesit e huaj. Në ceremoninë përkujtimore, ka asistuar kryetari i PD Gjirokastër z Roland Bejko, grupi i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, si dhe përfaqësues të FRPD-Gjirokastër. Në emër të degës lokale të PD dhe këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak, kurorën me lule e kanë vendosur këshilltarët Mimoza Como dhe Ilir Gushi. Ndërkaq kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë nga të rënët në luftën për clirimin e Gjirokastrës dhe njëkohësisht ka premtuar se demokratët në Këshillin Bashkiak, do të kërkojnë nga Bashkia, nxjerrjen e një fondi për mirëmbajtjen e varrezave. Në ceremoninë përkujtimore, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e lartë vendorë si prefekti Flamur Bime, kreu i Këshillit të Qarkut Armand Hila, si dhe kryebashkiakia Rami. Mbi 250 djem dhe vajza kanë dhënë jetën për clirimin e Gjirokastrës në mes të shtatorit të 1944. Eshtrat e tyre, prehen sot në Varrezat e Dëshmorëve të rrethit.