Përkujtohet 76 vjetori i themelimit të batalionit partizan “Misto Mame”

0
53

Në kuadër të 76-vjetorit të themelimit të batalionit “Misto Mame”, Prefekti i Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj ka marë pjesë ditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të organizuar në fshatin Shën Todhër pjesë e Njësisë Administrative Lunxhëri Bashkia Gjirokastër. 
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër Armand Hila, kryetari i PS Lunxhëri Nertil Nebiaj, si dhe veteranë e pasardhës të familjeve të dëshmorëve.

Në fjalën e tij, prefekti i Qarkut Gjirokastër vlerësoi rëndësinë e rolit të batalionit “Misto Mame”, jo vetëm në historinë e krahinës së Lunxhërisë por për të gjithë kontributin e dhënë në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Prefekti i Qarkut theksoi se përkujtimi i dëshmorëve, idealeve dhe vlerave të LANÇ-it është një detyrë patriotike ndaj të rënëve, e cila përcjell frymëzim dhe kurajo në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të vendit tonë.

Shkruaj nje koment