Përkujtohet në ditën e lindjes luftëtarja Shote Galica

0
149

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka sjell sot në vëmendje 10 nëntorin e vitit 1895, datë kur lindi në Drenicë, Shote Galica.

Ajo bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj, Azem Bejtës, i njohur si Azem Galica, ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij, duke mos e hequr pushkën nga dora.

Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva, e njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20, deri kur u tërhoq në Shqipëri. Kundërshtoi me armë dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë.

Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe atë të Junikut në 1921–1923. Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë.

Një ndër aksionet më të njohura të Shotës ishte kapja e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë. Vdiq në Fushë-Krujë më 1 korrik 1927.

Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.

Është vlerësuar me titullin më të lartë “Hero i Popullit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here