‘Perlat’ e Ramës në Kongresin e PS: Paga minimale në 2021 do jetë 300 mijë lekë,dua 800 mijë vota, negociatat në ndaç ti hapin!

0
133

Kryeministri Edi Rama është shprehur se paga minimale në Shqipëri nga 1 janari i vitit 2021 do të jetë 300 mijë lek (të vjetra).
Momentalisht paga minimale për një punonjës është 260 mijë lekë.
Ai ka folur edhe për negociatat duke përdorur tone të ashpra :
“Nuk presim as mars, as maj, po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin negociatat dhe kur të kenë nge le t’i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasmë kur krushqit nuk paraqiten, edhe pse nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur”, tha Rama.

Rama kërkoi gjithashtu 800 mijë vota për PS në zgjedhjet e ardhshme, e cila do t’i mundësonte kësaj maxhorance një qeverisje të konsoliduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here