Një 74-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Dëshiran të Belshit si pasojë e një aksidenti.
Duke drejtuar automjetin bujqësor ‘Zetor’, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.