Përmbytet stadiumi, në erë 350 milionë lekë nga xhepat e gjirokastritëve

0
877

Vetëm 3 ditë pas inaugurimit, fusha e stadiumit të Gjirokastrës, është pushtuar nga uji. Pamjet janë fiksuar para pak dhe tregojnë më së miri, se me cfarë cilësie janë kryer punimet në impiantin sportiv futbollistik në qytetin tonë. Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë mëngjesit të sotëm përmbytën fushën e blertë. Investimi prej 35 milionë lekësh të rinj nga Bashkia e Gjirokastrës dhe FSHF, nuk mundi që të ndalte përmbytjen e fushës, e cila deri tani ka pritur vetëm një ndeshje, atë përballë Partizanit. Investimi parashikonte drenazhimin e fushës që mos të mbante asnjë pikë ujë edhe me mot me shira të shumtë, por ka mjaftuar vetëm 2 orë shi dhe pamja që po shihet, tregon qartë seriozitetin e investimit. Kujtojmë se përmbytja e fushës nuk ka ndodhur asnjëherë para investimit të fundit. Lind pyetja kush mban përgjegjësi për hedhjen në erë të 15 milionë lekëve të rinj nga xhepat e gjirokastritëve që janë investuar në këtë stadium? Bashkia nga ana e vet, asnjëherë nuk ka treguar transparencë se në cilat zëra i ka investuar këto lek në stadiumin e qytetit. Dhe ska sesi!!!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here