Përmbytje masive në Gjeorgji/ Ndërrojnë jetë 11 persona, evakuohen qindra të tjerë

0
136

Përmbytjet masive në Gjeorgji u kanë marrë jetën 11 personave, 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë qindra të tjerë përmes ajrit pasi shumë rrugë dhe ura u dëmtuan.

Sipas autoriteteve gjeorgjiane, shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë pjesën më të madhe të vendit shkaktuan edhe rrëshqitje dherash. Ndërsa Ministria e Brendshme bën të ditur se mbi 200 persona u evakuan me helikopterë pasi rrëshqitjet e dheut bllokuan rrugët dhe urat teksa një resort raportohet i shkatërruar tërësisht nga stuhia.

Përmbytje të përmasave të tilla në Gjeorgji janë të dytat në më pak se një muaj pasi edhe në mesin e muajit korrik 6 rajone të këtij shteti u prekën nga stuhitë dhe reshjet intensive të shiut të cilat ndikimin më të madh e patën në sektorin e bujqësisë ku dëmtuan shumë të mbjella dhe bagëti.

Ndër vendet e prekura nga përmbytjet masive dhe stuhitë e shiut është edhe Sllovenia në të cilën një ditë më parë u raportua një viktimë, ndërsa u evakuuan qindra persona.

Shumë ndërtesa dhe rrugë u dëmtuan teksa autoritetet raportuan për 1 mijë incidente në më pak se 12 orë si pasojë e reshjeve intensive.

Shkruaj nje koment