
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, reagon lidhur me situatën e përmbytjeve që kanë përfshirë Shqipërinë.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadorja shpreh pikëllim për vdekjen e babë e bir, të rrëmbyer nga rrjedha e ujit dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë.
Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre.
Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.