
1020 hektarë tokë mbeten të përmbytura në Shkodër, me një rënie prej 330 hektarësh nga dita e djeshme. 1000 Ha janë në njësinë administrative Ana e Malit ndërsa 20 Ha në Dajç.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.60 ka rënie me 40 cm me ditën e djeshme ( kuota max 7.50 m ).
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m ka rënie me 25 cm me dietën e djeshme ( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1020 Ha, ka rënie me 330 Ha
Njësia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka rënie me 55 cm , me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulta.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Nuk ka prezence uji në oborre.
Në rrugën e Obotit po operojnë 1 mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Njësia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore. Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezencë uji. Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës