Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes tregon situatën në zonat problematike

0
84

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e reshjeve të dendura që kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit.

Ministria njofton se problematik është aksi Skuraj-Burrel ku ka prani të gurëve në rrugë.

Po ashtu, nën monitorim është edhe Durrësi, kryesisht zona rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.

“Rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika.

Po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj –Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin. Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati.

Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.

Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër.

Të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet”, njofton Ministria e Mbrojtjes

Shkruaj nje koment