Përmbytjet shkaktojnë zhdukjen e 100 krerë bagëti në Lunxhëri

0
170

Përmbytjet kanë bërë kërdinë në zonën e Lunxhërisë tek bagëtitë dhe kafshët e tjera.

Rreth 100 krerë bagëti janë mbytur një ditë më parë dhe sot.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar stanet e dy barinjve në zonë duke raportuar se fati i krerëve të imta është i qartë.

Së bashku me aluvionet që shkaktuan shkatërrimin e staneve, bagëtitë u mbytën në rrjedhën e pakontrolluar të ujërave si pasojë e shirave në fshatrat Nokovë dhe në Valare.

Vec të imtave, janë mbytur edhe derra, pula dhe kafshë shtëpiake.

Bilanci mund të rëndohet akoma në kushtet kur rreziku nuk është larguar dhe se moti i keq do të vazhdojë edhe përgjatë 24 orëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here