Përmet/ I vodhën aparatin celular dhe portofolin një 23-vjeçari, bie në pranga njëri prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. L., 28 vjeç, banues në Përmet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (i dënuar më parë për vjedhje), pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë vjedhur shtetasit L. L., 23 vjeç, banues në Përmet, një aparat celular dhe portofolin.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment