Permet/ Nderhyet ne pastrimin e busteve te vellezerve Frasheri

Nxenesit e shkolles industriale Thoma Papano ne Gjirokaster si dhe nje grup atdhetaresh kane udhetuar drejt muzeut ne Frasher te Permetit , per te pastruar dhe mirmbajtur monumentet e figurave historike te rilindjes tone kombetare sikurse jane vellezerit Frasheri.
Organizatori Mecan Zotaj thote se duhet te kete me shume vemendje per figurat historike te cilat jane degraduar dhe kjo jo vetem ne diten e festave te nentorit por gjate gjithe kohes pasi kjo gje mungon.
Ata kane nderhyre ne bustet e vellezerve duke i riparuar dhe pastruar pasi prej vitesh nuk ka pas nje nderhyrje ne keto te fundit.

Vellezerit Frasheri, Avdyli, Naimi, Samiu perbejne trinomin e veçante te historise, kultures dhe letersise shqiptare.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment