Përmeti gati për një transformim të madh

0
193

Bashkia e Përmetit, pas shumë punëve dhe investimeve të realizuara në periudhën 2015-2019 që kanë ndryshuar qytetin, tashmë ndodhet në fazat e fundit për fillimin e disa investimeve më të mëdha te pas viteve ’90 në infrastrukturën rrugore-turistike, të financuara nga Banka Botërore në Përmet.

Pas 3 vitesh takime, konsultime, studime midis përfaqësuesve të Bashkisë Përmet dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe studiove të ndryshme, tashmë po bëhet gati projekti përfundimtar dhe do të nisin investimet në pjesë të ndryshme të qytetit. Këto investime përfshijnë:

1-Rikonstruksion i shëtitores kryesore duke nisur nga Komisariati i Policisë deri në fund të saj.

2-Rikonstruksioni i rrugës Komisariati i Policisë-Kinemaja e Qytetit-Raiffeisen Bank.

3-Rikonstruksion i kalldrëmeve dhe mureve, Kinema-Kisha e Shënkollit.

4-Rikonstruksion i kalldrëmeve të rrugës dhe sheshit nga ish-furra e vjetër e bukës te kisha e Shënkollit.

5-Rikonstruksion i kalldrëmeve nga Sheshi i Avdiut te Kisha e Shënkollit.

6-Ndërhyrje në segmentin Bashkia Përmet-Kryqëzimi i Spitalit dhe Guri i qytetit.

7-Ndërtimi i urës së re pranë kishës se Shën e Premtes dhe rikonstruksioni i urës që lidh lagjen Teqe me lagjen Varosh.

8-Sistemi i Përroit të Bardhë.

9-Sinjalistika rrugore dhe turistike.

Këto dhe shumë ndërhyrje të tjera që përfshijnë ndriçimin, gjelbërimin dhe elemente të tjerë urbane, do të fillojnë së shpejti dhe do ta shndërrojnë Përmetin në një ndër qytetet më atraktive në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here