Sekuestrohen 41 kg hashash ndërkohë që poseduesi vihet në pranga. Njazi Caushi 56 vjec banor i Përmetit, është prangosur mëngjesin e të enjtes nga Policia teksa i është gjetur një sasi e konsiderueshme marijuana në automjetin e tij tip furgon me targa PR0756A. Burimet zyrtare, kanë konfirmuar se në operacionin e sekuestros së lëndës narkotike, janë angazhuar me dhjetëra forca policire të cilat kishin dijeni, për egzistencën e një sasie shumë më të madhe sesa ajo që u gjet, por që në fund, mundën të zbulonin 41 kg e më pas arrestonin 56 vjecarin. Efektivat e Komisariatit të Policisë në Përmet kishin rënë në gjurmë të informacioneve të marra në rrugë operative se Njazi Çaushi posedonte lëndën narkotike në banesën e vet dhe menjëherë janë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vila”. Pasi nuk kanë gjetur asnjë gjurmë kanabisi në banesë, efektivat policore kanë dyshuar për egzistencën e marijuanës në automjetin tip furgon ku qëndronte parkuar në oborin e banesës së 56 vjecarit. Sasia e marijuanës, është gjetur lehtësisht nga efektivat policorë ndërkohë që menjëherë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Për këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë Përmet për veprime të mëtejshme dhe ndaj Caushit, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.