
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar me iniciale J. G., pasi ka përndjekur për disa muaj në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të re 18-vjeçare.
Po ashtu bëhet me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për E. K., 30 vjeçe, A. Ç., 61 vjeç dhe M. Ç., 56 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, pasi këta shtetas kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetasit R. K., 68-vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi: DVP Gjirokastër / Vihen në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, kallëzon një 18-vjeçare se shtetasi J. G. e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, për disa muaj.
Po nga këto struktura, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasve E. K., 30 vjeçe, A. Ç., 61 vjeç dhe M. Ç., 56 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, pasi këta shtetas kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj shtetasit R. K., 68-vjeç (i afërm i tyre).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.