Përplasen tre automjete në aksin Gjirokastër-Tepelenë, policia jep detaje

0
275

Tre automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”. Si pasojë e përplasjes, nëj prej mjeteve ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi dhe pasagjerja kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjirkoastrës për trajtim mjekësor. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në  aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volksëagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here