Perplaset me borduren , dy te plagosur ne Himare

0
90

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Himarë.

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Vuno-Himarë , shtetasi F. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin S. H. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkruaj nje koment