Përplasi për vdekje 63 vjecarin, arrestohet pas 3 ditësh gruaja e biznesmenit

0
602

Gruaja e një bisnesmeni të njohur gjirokastrit, ka aksidentuar për vdekje një 63 vjecar. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në motin kur Gjirokastra, u pushtua nga bardhësia e dëborës dhe është mbajtur tërësisht e fshehtë nga ana e Policisë së Gjirokastrës. Ka qenë ora 09:30 minuta e të mërkurës, kur automjeti tip Smart drejtuar nga Floreta L banore e lagjes “Palorto” në Gjirokastër, ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte në rrugicat e brendshme të lagjes pranë banesës së saj në Palortonë e poshtme. Terreni mjaft i rrëshqitshëm si pasojë e dëborës së rënë, nuk ka lejuar manovrimin e plotë të makinës që drejtohej nga gruaja e biznesmenit cka solli aksidentin me pasojë. Automjeti ndonëse me peshë të vogël, arriti të përplaste 63 vjecarin Shemshedin Begzo me pjesën e parakolpit dhe pas kësaj hipur përsipër me gjithë peshën e tij. Viktima menjëherë është cuar në spital përmes autoambulancës dhe ka qëndruar për 24 orë pa ndërhyrje kirurgjikale. Një ditë më pas gjendja e tij upërkeqësa dhe u dërgua për ndërhyrje të mëtejshme drejt kryeqytetit nga ku dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. Deri më dje, drejtuesja e makinës që shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua apo të merrej ndaj saj ndonjë masë prej Policisë së Gjirokastrës. U desh vdekja e Begzos që prokurori Emror Kasaj, të nxirrte urdhër-arrestin ndaj Floreta L cka detyroi Policinë e Gjirokastrës ta prangoste. Nesër (e dielë) pritet të jepet masa e arrestit ndaj Floreta L në shkallën e parë të gjyqësorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here