Përplasi vajzën 7-vjeçare me makinë, arrestohet 49-vjeçari në Himarë

0
150

Një 49-vjeçar në Himarë është vënë në pranga pasi mbrëmjen e së enjtes ka përplasur me makinë një vajzë të mitur. Në pranga është vënë A. Xh., i cili e ka përplasur 7-vjeçaren me mjetin e tij tip “Toyota” në aksin rrugorë Himarë-Potam.
Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, njoftohet se në pranga është vënë 48-vjeçarja I. Ll., pasi ka plagosur me mjete të forta shtetasen L.Gj.,. Ngjarja ka ndodhur më datë 26 gusht për motive të dobëta ndërsa e dëmtuara ndodhet e shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Himarë
Policia ka arrestuar shtetasen I. Ll., 48 vjeçe, banuese në fshatin Nivicë, Himarë, pasi më datë 26.08.2020, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta shtetasen L.Gj., e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Xh., 49 vjeç, banues në Himarë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin Toyota në aksin rrugorë Himarë-Potam, ka akidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here