Përplasja para PD/ Alibeaj: Sali Berisha do dhunë dhe gjak, nxit demokratët të përplasen me njeri tjetrin

0
15

Pas dhunimit të z.Roland Bejko nga mbështetësit e Sali Berishës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD.

Nënkryetari Enkelejd Alibeaj shprehet se Berisha do dhunë e gjak ndërsa vetë është fshehur.

Reagim i Partisë Demokratike

Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës,  vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD.

Shkruaj nje koment