Përplasje me armë zjarri në Athinë, vriten 3 shqiptarë, plagosen dy policë

0
238

Tre shqiptarë kanë mbetur të vrarë si pasojë e një përplasje me armë zjarri të ndodhur gjatë natës së lënë pas në Athinë, Greqi. Mësohet se dy nga viktimat janë identifikuar si Jani T., dhe Ilia A.

Viktimat u shënuan njëra pas tjetrës teksa gjithçka nisi në zonën e Kato Patisja, ku përplasja e një makine me një motor shkaktoi debatin prej nga nisi kalvari i përplasjeve me armë.

Në debat e sipër pasagjeri që ndodhej në makinën e përfshirë në aksident, me origjinë shqiptare, nxori armën dhe qëlloi drejt drejtuesit të motorit, duke e lënë të plagosur rëndë.

Gjithë skena u pa nga babai i drejtuesit të motoçikletës i cili ndodhej në një makinë tip “Benz” aty pranë dhe hapi zjarr ndaj shqiptarit, duke e vrarë.

Por krahas tij, mbeti i plagosur edhe një sh

hqiptar tjetër nga shkëmbimi i zjarrit, i cili ndodhej po në makinën drejt të cilit u qëlluan plumbat dhe që teksa tentonte të largohej u përplas nga një makinë duke mbetur i plagosur rëndë.

Shqiptari ndërroi jetë pak orë më vonë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Më tej një tjetër shqiptar ka dalë nga makina tip “Benz” prej nga u vra personi që drejtonte motoçikletën. Ai vodhi një makinë nën kërcënimin e armës, ku teksa tentonte të grabiste një pikë karburanti u përplas me policinë.

Por shqiptari mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit, çka e çon në tre numrin e viktimave.

Nga shkëmbimi i të shtënave mbetën të plagosur edhe dy policë. Rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar nga policia, teksa siç raportojnë mediat greke, dy nga viktimat rezultojnë me precedentë penalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here