Përplasje mes të rinjve në Gjirokastër, një i plagosur

0
158

Një person ka mbetur i plagosur në Gjirokastër, pas një përplasjeje me armë mes dy grupeve të rinjsh.

Uniformat blu bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si shtetasi Jani Aliaj nga Tepelena.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, pas mjekimeve të marra në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Përleshja mes të rinjve ndodhi në zonën pranë ish-agjencisë së udhëtarëve, ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes në fjalë.